“Ja si do ndikojë inteligjenca artificiale në jetën tonë”, Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme

“Ja si do ndikojë inteligjenca artificiale në jetën tonë”, Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme

Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, vazhdon të mbetet një nga zërat më me ndikim në botën e teknologjisë, edhe pse ka reduktuar aktivitetin e tij profesional. Në një intervistë për emisionin “The Tonight Show” të Jimmy Fallon në NBC, ai ndau vizionin e tij për ndikimin që inteligjenca artificiale do të ketë gjatë dekadës së ardhshme. Sipas Gates, “brenda dhjetë vitesh, shumica e detyrave që sot kryhen nga njerëzit do të realizohen nga inteligjenca artificiale”. Ai nuk e sheh këtë zhvillim si kërcënim, por si një mundësi për përmirësim të ndjeshëm të efikasitetit dhe rezultateve në fusha të ndryshme. Gates theksoi potencialin e madh të IA-së në teknologji, arsim dhe mjekësi, ku pritet të sjellë këshillime më të sakta mjekësore, mësimdhënie inteligjente dhe përparime në...