Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Nesër nis Festivalin Ndërkombëtar Letrar “Tirana Gate 2025”/Letërsi, kujtesë, qëndresë kulturore dhe solidaritet
Në datat 8–10 tetor 2025, Tirana do të kthehet në qendër të letërsisë bashkëkohore me zhvillimin e Festivalit Ndërkombëtar Letrar për të Rinj “Tirana Gate”, në edicionin e tij të 11-të. Tema qendrore e festivalit, “Mesdheu: Akti i qëndrimit”, bashkon autorë, përkthyes dhe studiues nga vende të ndryshme të Mesdheut dhe Evropës për të reflektuar mbi fjalën, kujtesën dhe rezistencën kulturore në kohët bashkëkohore. Në këtë frymë, programi i festivalit përfshin panele, lexime poetike, performanca dhe diskutime që prekin temat e identitetit, kujtesës, trupit, kufijve dhe qëndresës përmes letërsisë. Më 8 tetor, në Liceun Artistik “Jordan Misja”, do të zhvillohen pesë panele që trajtojnë lirinë e fjalës, letërsinë e re digjitale dhe qytetet mesdhetare si hapësira të përplasjes dhe ëndrrës. Në mbrëmje, autorë nga vende...