Eksperti i sigurisë, Fatjon Softa, i ftuar në Quo Vadis të moderatores Pranvera Borkaj në Vizion Plus, ka komentuar ngjarjen e rëndë të një dite më parë, atë të vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja brenda ambienteve të Gjykatës së Apelit.
Softa tha se kjo tregoi se niveli i sigurisë në institucion shtë zero, duke shtuar se dje mund të kishim patur më shumë viktima, nëse autori i dyshuar do të vijojnte të qëllonte.
Pjesë nga biseda:
Borakaj: Ishte i shpejtë reagimi i Minsitrisë së Brendëshme, ku u tërhoqë nga përgjegjësia. Erdhi reagimi i kryeministrit i cili kthente në vëmendje se çfarë do të bëjë me sigurinë, si e ke parë rolin në të gjithë këtë histori?
Softa: Fatkeqësisht siguria në Gjykata interpretohet si shërbim teknik dhe jo pjesë integrale. Pse ka rënë niveli i sigurisë? Këto institucione kanë qenë të ruajtura nga policia, ku kishte disa reparte të specializuara. Kishte një sallë operative dhe grupe kur kishte gjyqe me probleme. Jemi i vetmi vend ku nuk kemi informacion paraprak për seanca që duhet të vijnë nga shërbimet, kur kemi situatë me një person të caktuar.
Borakaj: Kjo ishte situatë e paralajmëruar?
Softa: Unë po flas me kopetencë sepse po flas se e kam patur institucion varësie. Kur kryetarët e Gjykatave apo prokurorisë, sa herë kishte probleme informonin dhe vendosmin forca. Këtu tani ka vetëm një roje dhe themi e kishte me detektor. Ky shërbim u ul dhe ndryshoi. Filloi sistemi i kontratës. Pra e paguante banka financimin jo qeveria. Këtu filloi rënia. U futën interesat, pasi kompani të veçanta merrnin tendera dhe shihnin interesat dhe jo kualitet, dhe ja ku jemi. Kur dëgjova kryeministrin e vendin tha se do të kthehemi te policia e objekteve u kthye te Illyrian Guard, ku vetëm forma e financimit ishte shtetërore, pjesa tjetër private. Po të marrësh sot Gjykatën e Apelit ajo sot ka një skaner, e cila gjithë kohën jep zhurmë dhe askush nuk lëviz. Që të bësh kontroll duhet të kesh monitor, të kesh një person, duhet të kesh mjete. Në sallat ku ka probleme me shlkallë të lartë rreziku duhet të ketë një kotnroll të dytë fizik, mund të mos jetë vetë arma, por dhe mjete të tjera. Gjendja e brendshme është që ai nivel sigurie ishte zero. Një roje private nuk ka mandat ligjor të bëjë ndalim, nuk ka as armë.
Borakaj: Nuk ka armë?
Softa: Çfarë ndalimi do bëjë një polic privat. Çfarë ndodhi me auorin e dyshuar, bëri vrasjen dhe dorëzoi armën. Pati ndërhyrje? Jo. Po sikur nesër të kemi një vrasje tjetër. Prandaj siguria është shumë e rëndësishme. Protokolli duhet të jetë i normuar.
