Ja si u bë marrëveshja Hoxha-Tito për minimin e Korfuzit

Ja si u bë marrëveshja Hoxha-Tito për minimin e Korfuzit

Nga Paskal Milo Përballimi i rrezikut nga një ndërhyrje greko-britanike në verën e vitit 1946 ishte edhe një nga motivet kryesore të vizitës së parë zyrtare, por edhe të fundit të Enver Hoxhës në Beograd dhe të bisedimeve të tij me udhëheqësin jugosllav J. B. Tito. Kjo vizitë u realizua nga 23 qershori deri në 2 korrrik 1946. Enver Hoxha e kishte dashur me kohë ta kryente këtë vizitë, sikurse edhe atë në Moskë, por për arsye që ai vonë i ka kuptuar, ato nuk ishin bërë. Vendimi që Enver Hoxha më në fund të vizitonte Beogradin u mor gjatë vizitës së Titos në Moskë dhe në takimin me Stalinin në 27 maj. Stalini dhe Molotovi e informuan udhëheqësin jugosllav se Hoxha kishte shfaqur dëshirën që...