Burimi:
Inforculture.info
Foto © Inforculture.info
Si ndodhi pushtimi osman dhe çfarë ndryshimesh pësoi Kosova?
Nga Enver Robelli Nën osmanë Grindjet mes prijësve serbë të asaj kohe e dobësuan perandorinë e tyre, duke e bërë të pafuqishme për të përballuar osmanët, të cilët po përparonin drejt Ballkanit. Ishin tri fisnikëri që arritën të kenë pushtet në Kosovë. Në jug ishte Car Llazari, i cili zotëronte edhe minierat në Novobërdë. Në veriperëndim, në Drenicën e sotme, sundonin të bijtë e Branko Mladenoviqit, Brankoviqët. Këto dy familje dominuan shekullin e fundit të shtetësisë serbe në Kosovë në Mesjetë, nënvizon Schmitt. Në Dukagjin (ose Metohi, siç quhej kjo pjesë e Kosovës nga sllavët) “u shfaq një fisnikëri tjetër, prejardhja etnike e së cilës (serbe, shqiptare, vllahe) është e paqartë: Balšiæi (shqip: Balshajt). Ambicia e tyre do ta hidhte Kosovën në greminë”, shkruan Schmitt. Zhvillimi...