Ish kanë një burrë i zoti me e pa. U shitke trim, edhe dukej kreshnik që thonë njerëzia. Mirëpo nuk kishte kurfarë autoriteti në popull, edhe një ditë mendon çka me ba diçka që me i dal zani në popull si burrë i zoti.Një ditë takohet me Sylejman agën e Batushës. Aga ish kanë çaush atëherë. I thotë:– Lum aga, ndihmom pak me u ba i njofshëm në popull, se nuk po e din kush që jam gjallë.– Qysh me të ndihmua unë? – i thotë Aga.– Unë po dalë me armë në çarshi. Ti je me ushtarët e tu, edhe më drejtohesh mua: ‘Dorëzoji armët!’ E unë nuk po i dorëzoj.Ti banu sikur po don me kërsitë pushka e merri ushtarët edhe largohu prej çarshisë. Populli e shkep fjalën që Çaush Aga nuk mujti me më çarmatosë.
Aga e pranoi këtë gjë edhe bënë marrëveshje. E lanë takimin në të nesërmen në mes të Çarshisë në kohën kur plot njerëz ishte qyteti. Kur doli ky me armë, Çaush Aga e rrethoi edhe i tha:-Dorëzoji armët! Ashtu siç ishin pajtuar.Ky i tha:-Jo kurrë nuk i dorëzoj’Aga u tha ushtarëve:-Mos ma l’shoni!Ushtarët i kthyen pushkët drejt ti.Ky u djersitë, i shikonte dhjetë gryka të pushkëve që e kishin marr në nishan. U ligështua edhe e lëshoi pushkën edhe alltinë në tokë, i dorëzoi armët.Aga i tha:– Pse, t’vraftë zoti i dorëzove armët? A e di qysh i kemi pasë fjalët?– He, more Agë, ta kishe pasë ti gishtin n’tâna ato pushkë s’pata me i dorëzue, po k’tu, dhjetë ushtarë, dhjetë gishta n’pushkë. Bani e luejti gishtin veç nja, mue m’shkoi jeta. Spo due hiç me kanë i zoti.

Leave a Reply