Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kush do marrë drejtimin e Tiranës? Shabani: Ja pse vendosëm të mbështesim kandidaturën e Florian Binajt
Kreu i ‘Nismës Thurje’ Endri Shabani, i ftuar në një emision televiziv komentoi zgjedhjet në bashkinë e Tiranës të cilat do të mbahen në datë 9 nëntor. Shabani tha se vendosën të mos marrin pjesë në zgjedhje duke ditur gjendjen në të cilën ndodhen, por nuk mund të rrinin ‘të heshtur’ pa mbështetur një kandidat. Shabani tha se alternativa që ata mbështesin është kandidati i pavarur Florjan Binaj, i cili brenda përfaqësisë së Nismës Thurje u votua me 95 për qind të votave. “Florin e njoh që student, njihemi që të vegjël dhe jemi takuar më pas si aktivist. Kam një simpatizim si individ, me nisëm Thurje ne u mblodhëm të hënën dhe morëm një vendim. Ne nuk e morëm përgjegjësinë që tu thonim qytetareve...