Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Nuk miratoi afatet për zgjedhjet e 9 nëntorit, PS padit KQZ-në në Kolegj Zgjedhor
Partia Socialiste ka paditur të hënën e datës 7 tetor, Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Kolegj Zgjedhor, pas dështimit të miratimit të afateve të zgjedhjeve të parakohshme të 9 nëntorit, që do të mbahen në gjashtë bashkitë e vendit, përfshi edhe Tiranën. Ndërkohë sot, Gjykata Administrative e Apelit Tiranë, ka caktuar datën 8 tetor, ora 09:00 për hedhjen e shortit për përcaktimin e trupit gjykues të Kolegjit Zgjedhor Gjyqësor që do shqyrtojë çështjen. Kërkesë padia e PS-së erdhi pasi ditën e djeshme, Komisioni Rregullator shqyrtoi 4 projektvendime për zgjedhjet e pjesshme për kryetar bashkie në Tiranë, Tepelenë, Cërrik, Berat, Mat dhe Vlorë, që do të mbahen në datën 9 Nëntor 2025. Mirëpo, projektvendimet për afatet proceduriale, specifikimet teknike të fletës së votimit, përdorimin e pajisjes...