Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shqiptari në Athinë ndalon grevën, plotësohen kërkesat e tij
Shqiptari Pano Ruci, ka vendosur të ndalë grevën e urisë pas 23 ditësh, pasi të gjitha kërkesat e tij u morën parasysh. Ai kishte kërkuar që të bëhej zhvarrosja e djalit të tij, Denis Ruci, që humbi jetën në tragjedinë hekurudhore të Tempes si dhe kryerja e ekzaminimeve të specializuara. Në deklaratat e tij më herët gjatë ditës së sotme, Ruci theksoi se ka kërkuar transparencë të plotë në procesin e ekzaminimeve toksikologjike dhe të tjera, pasi është dhënë drita jeshile për zhvillimin e tyre. Ai shtoi gjithashtu se i ka përjetuar këto 23 ditë grevë urie “me shumë dhimbje dhe lodhje. Megjithatë, kam durim dhe mbështetja e njerëzve më jep forcë të qëndroj dhe të shpresoj. Do të jem këtu derisa të marr përgjigje...