PROFILI/ Kush janë 6 kandidatët zyrtarë të Partisë Socialiste në zgjedhjet 9 nëntorit

PROFILI/ Kush janë 6 kandidatët zyrtarë të Partisë Socialiste në zgjedhjet 9 nëntorit

Në Tiranë, PS ka kandiduar Ogerta Manastirliun, aktualisht deputete dhe një nga figurat më të njohura të mazhorancës.   Manastirliu ka mbajtur për disa vite detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, si dhe së fundmi atë të ministres së Arsimit dhe Sportit.   Ajo ka një profil të formuar në administratën publike, duke nisur karrierën në Bashkinë e Tiranës në vitin 2004 dhe më pas duke drejtuar Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” para se të hynte në politikë aktive si ministre dhe deputete.  Në Berat, kandidon Ervin Ceca, i cili mban aktualisht postin e kryetarit të komanduar të bashkisë. Ceca është pjesë e administratës vendore dhe ka marrë drejtimin e bashkisë pas largimit të kryetarit të mëparshëm dhe ish-drejtues banke.  Florenc Doka është kandidati i PS për Bashkinë Cërrik, ku gjithashtu ushtron funksionin e kryetarit të komanduar....