Ekspertja për çështjet ndërkombëtare, Ilda Zhulali, ka reaguar me tone të forta lidhur me krizën në sistemin gjyqësor shqiptar. Ajo ka vënë në dukje situatën alarmante të mungesës së gjyqtarëve dhe pasigurisë në rritje. E ftuar në një emision televiziv, Zhulali theksoi se në këtë klimë të pasigurisë dhe zhvlerësimit të jetës njerëzore, nuk është çudi që vendi po përjeton ngjarje të rënda dhe të përsëritura kriminale.
Ilda Zhulali: I ftoj të gjithë qytetarët që të lexojnë deklaratën e ministres…ta lexojnë atë duke ditur një fakt, që nga 5 gjykata apeli që ka patur Republika e Shqipërisë, sot ka vetëm një. Pra, bëhet fjalë për të siguruar gjyqtarët vetëm në një godinë. Vetëm një ka në të gjithë republikën dhe ndodhet në Tiranë. Nuk ka ndonjë forcë të madhe policore që kërkohet këtu në anë e kënd Shqipërisë. Numri i gjyqtarëve ka shkuar nga 74, janë 24 gjyqtarë.Tani mendoni pak, këta gjyqtarë duhet të përballojnë një fluks çështjesh, sepse në gjykatë është rritur numri i çështjeve. Kjo do të thotë që qytetarëve u mohohet e drejta e qytetarëve për të pasur akses, për të shkuar pastaj tek cilësia. Për të menduar pastaj se një gjyqtar sa dosje duhet të kalojë që ta marrë çështjen edhe njëherë nga e para. Këtu është bërë sikur ‘do të hash kokoshka’.
Në çdo çështje ti ke jetën e të paktën një familje në dorë dhe ngaqë këtu ka nisur zhvlerësimi i jetës në një mënyrë të tillë, prandaj ndodhin edhe të tilla ngjarje, këtu pasiguria është ulur këmbëkryq. Ky vend ka shkuar për dreq dhe çdo ditë ka një vrasje të paralajmëruar.
“Shteti nuk mbrojti dot vetëm 1 godinë”/ Zhulali pas vrasjes së gjyqtarit: Pasiguria ka zaptuar vendin
