“Gjeta si fillim kafkën…”/ Gjendet trupi i pajetë i 43-vjeçares në Vlorë, i biri rrëfen momentin tronditës

“Gjeta si fillim kafkën…”/ Gjendet trupi i pajetë i 43-vjeçares në Vlorë, i biri rrëfen momentin tronditës

Pas më shumë se dy vite kërkimesh pa rezultat, misteri i zhdukjes së 43-vjeçares Veziko Bojko nga fshati Tërbaç i Vlorës mori një kthesë tragjike. Trupi i pajetë i nënës së tre fëmijëve u gjet nga djali i saj, Kushtrimi, vetëm 700 metra larg banesës. I riu ishte nisur mëngjesin e 1 tetorit drejt zonës pyjore ku nëna e tij ishte parë për herë të fundit, më 17 mars 2023, ditën kur ishte larguar nga shtëpia me sëpatë në dorë për të prerë dru. Gjatë kërkimeve, ai gjeti fillimisht pjesën e kokës të shkëputur nga trupi dhe dy ditë më vonë u gjet edhe pjesa tjetër e kufomës. Në një lidhje telefonike nga Vlora, Kushtrimi tregoi momentin tronditës kur zbuloi trupin e nënës dhe ndau dyshimet e...