Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Zija Çela: Kam frikë të vdes, pa pasur afër një dorë gruaje…
Zija Çela Nga Zija Çela Isha njëzet vjeç dhe pyeta: “Kur do ta njoh?”. Në njëzet e pesë thashë: “Kur ta kem njohur, do të jemi gjithmonë bashkë.” U bëra tridhjetë dhe ne ishim bashkë. Në tridhjetë e pesë ishim përsëri bashkë. Po mbushja dyzet, kur bëmë udhëtimin e madh. Nuk mbaj mend se ku vajtëm, por kthimi ishte njëlloj si prej botës së përtejme: njëri prej nesh u tjetërsua aq shumë, sa e humbi toruan edhe tjetri. Në dyzet e pesë u ndamë. Pesëdhjetë vjeç i trokita në derë. Doli dikush dhe më tha: “Ajo po fle. Ke ndonjë porosi?” “Jo, – thashë, – vetëm desha të dija nëse është mirë.” “Ajo është mirë”, – tha. Ende s’jam pesëdhjetë e pesë që ta di...