Burimi:
Sot.com.al
Foto © Sot.com.al
Çmendet çmimi i arit në bursë, kalon edhe kriptomonedhën Bitcoin! Mbi 125 dollarë për gramë dhe pritet që…
Çmimi i arit nuk po njeh kufij dhe aktualisht po tejkalon edhe fuqinë e kriptomonedhës Bitcoin. Për herë të parë bursa ka regjistruar një çmim me 4 mijë dollarë për ons (një ons ka rreth 29 gramë ar), ose mbi 125 dollarë për gramë. Ari arriti një nivel të ri rekord të martën, ndërsa kontratat me afat kaluan 4,000 dollarë për ons për herë të parë (çmimi lëviz sipas ditëve dhe orëve). Luhatshmëria në tregjet globale dhe shqetësimet gjeopolitike në rritje po i shtyjnë investitorët drejt parajsave më të sigurta. Çmimet e arit janë rritur më shumë se 50% këtë vit, ndërsa Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka përmbysur sistemin global të tregtimit dhe ka vënë në pikëpyetje pavarësinë e Rezervës Federale. Trajektorja rritëse e...