Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Ish-komandanti i Gardës së Republikës kandidat për kryetar bashkie në Tepelenë
Ish-komandanti i Gardës së Republikës, Gramoz Sako, pritet të jetë kandidati i Partisë Socialiste për Bashkinë Tepelenë. Ndonëse për momentin s’ka asgjë ende të zyrtarizuar pasi pritet mbledhja e Kryesisë së PS-së pasditen e së martës, Sako është emri më i lakuar. Zgjedhjet e pjesshme në Tepelenë vijnë pas dorëheqjes së ish-kryebashkiakut Tërmet Peçi, i cili në zgjedhjet e 11 majit u zgjodh deputet.