Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Vodhën motorin e importuar nga Zvicra, pranga dy punonjësve të sigurisë në Portin e Durrësit
Policia e Durrësit ka arrestuar dy punonjës të Portit të Durrësit, pasi akuzohen se kanë vjedhur një motor të importuar nga Zvicra. Policia bën me dije se dy punonjës, të cilët kishin si detyrë funksionale për ruajtjen dhe sigurimin e objektit të portit të Durrësit, në bashkëpunim me njëri tjetrin, kanë vjedhur motomjetin me vlerë 2500 euro. Ata do të akuzohen për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, duke shpërdoruar detyrën”. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Durrës, në vijim të punës për kapjen e personave që shpallen në kërkim dhe për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e vjedhjeve, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasit: I. F., 45 vjeç, dhe G. D., 47 vjeç, të dy banues...