‘Institucionet jashtë funksioni’, ish-deputeti socialist nxjerr ‘zbuluar’ qeverinë: Reforma në drejtësi ka dështuar

Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e gjyqit të Gjykatës së Apelit ka nxjerrë në pah një sërë problematikash prezentë në sistemin e drejtësisë si dhe në atë të qeverisjes.
Ish-deputeti dhe juristi Plarent Ndreca është shprehur se të gjitha institucionet shtetërore që janë të ngarkuara nga Kushtetuta për të kontrolluar funksionimin e atyre të drejtësisë, por dhe vetë këto të fundit, kanë dështuar totalisht. Kompleksi për të mos ndërhyrë në vendimmarrjen e universitetit të drejtësisë, ka sjellë dëme në sistem, është shprehur Ndreca.
“Flas për gjithë sistemin, për gjithë ushtruesit e drejtësisë dhe për atë që janë ngarkuar nga Kushtetua për të monitoruar, qeverisur dhe për të informuar publikun për problemet që ka qeveria. Rruga më e mirë për nderuar figurën e gjyqtarit, është të themi të vërtetuar de jo të fshehim kokën, të vëmë gishtin në plagë dhe të kujtojmë sëmundjen në rrënjë.
Çdo problematikë e sistemit duhet trajtuar siç duhet. Është morali i lartë që drejtësia duhet të përfaqësojë. Nëse nuk e bëjmë këtë, pavarësisht reformës apo ndërhyrjeve për të ndryshuar sistemin e drejtësisë, kjo nuk do të thotë që të heshtim, duhet ta pranojmë që ka çështje pafund që zvarriten, që shkelen të drejtat e njeriut. Institucionet që janë të ngarkuara me qeverisjen e drejtësisë, praktikisht janë jashtë funksioni.
Kompleksi për të ndërhyrë në çështje të drejtësisë, është një barazalargim që po sjell dëme në sistem. Nuk ka ndodhur në 35 vite. Të gjithë palët e ngarkuara nga Kushtetuta duhet të ulen dhe të shikojnë qartë problemet e sistemit sot, përfshirë dhe ato që kanë të bëjnë me sigurinë e gjykatave e skanimin”, tha Ndreca.