Sejko: Hyrja në SEPA sjell ulje drastike të kostove dhe transferta më të shpejta e të sigurta

Sejko: Hyrja në SEPA sjell ulje drastike të kostove dhe transferta më të shpejta e të sigurta

Integrimi i Shqipëri në zonën SEPA do t’i sjellë publikut shqiptar kosto më të ulëta, shpejtësi më të lartë dhe siguri të shtuar në kryerjen e pagesave ndërkombëtare.Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, tha në ceremoninë e kryerjes të transaksionit të parë SEPA, se ky zhvillim i kombinuar me zgjerimin e pagesave dixhitale, pritet të gjenerojë kursime prej rreth 20 milionë euro në vitin e parë, me rritje progresive në vijim.Për analogji, Guvernatori solli shembullin e sistemit AIPS Euro të Bankës së Shqipërisë, i cili operon që nga janari 2022, i ka kursyer tregut vendas rreth 140 milionë euro. Sipas tij, kjo tregon se ndikimi i SEPA-s do të jetë edhe më i gjerë, duke përfshirë uljen e kostove dhe rritjen e efikasitetit operativ...