Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Gjykatat e rretheve reagojnë pas vrasjes së gjyqtarit Kalaja: Goditje ndaj themeleve të shtetit të së drejtës
Vrasja e gjyqtarit të Apelit, Astrit Kalaja, ka shkaktuar reagime të forta në sistemin e drejtësisë. Gjykata e Shkallës së Parë të Fierit e konsideroi ngjarjen e rëndë si sulm brutal ndaj drejtësisë. Në një reagim zyrtar, gjykata e Fierit vlerëson se kjo tragjedi, duhet të shërbejë si thirrje për të ndaluar çdo formë dhune, fyerjeje, poshtërimi apo kërcënimi ndaj magjistratëve dhe gjithë atyre që kontribuojnë në dhënien e drejtësisë. Gjykata thekson se vrasja e gjyqtarit Kalaja, është një goditje ndaj themeleve të shtetit të së drejtës dhe ndaj çdo qytetari që beson në ligj dhe drejtësi. “Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Fier shpreh dhimbjen dhe hidhërimin e thellë për ndarjen nga jeta të Gjyqtarit Astrit Kalaja, i cili humbi jetën...