Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Dervish Shaqa, rapsodi i njohur që u detyrua të ikte nga Kosova…
Rapsodi Shaqa lindi në Llukë të Epërme të Deçanit më 1912 ndërsa ndërroi jetë më 11 prill 1985. Deri në vitin 1956 jetoi në Kosovë, mirëpo në këtë vit iu desh të lëshonte Kosovën. Kjo për shkak të përndjekjes nga aksioni i njohur “mbledhja e armëve” që ndërmerrte në atë kohë Sigurimi i Punëve të Brendshme i Jugosllavisë (UDB-ja) kundër shqiptarëve. Ai së bashku me kolegun e tij të këngës Demush Neziri, u vendosën në Rashbull afër Durrësit. Aty e vazhdoi shprehjen e ndjenjave nëpërmjet këngës që për të ishte e vetmja mënyrë e shprehjes së dhimbjes që kishte për familjen dhe vendlindjen që për të ishin të ndaluara. Këtë e shpreh në këngën “Kur ta ktheva Kosovë shpinën, e lamë borë e gjetëm dimën…”....