Revolta e aktorit të njohur që iku nga Shqipëria në të ’90-tat: Sa tragjedi, sa vuajtje e sa pak gëzime…

Revolta e aktorit të njohur që iku nga Shqipëria në të ’90-tat: Sa tragjedi, sa vuajtje e sa pak gëzime…

Nga Nikolla Llambro Besoj do ketë qenë mesi i shkurtit në fillim të viteve 90-të. Herët në mëngjes prisja autobusin e linjës urban për të shkuar në punë. Një erë e ftohtë dhe e thatë më kishte strukur në një cep duke u dridhur lehtë nga të ftohtit. Era ngrinte vorbulla herë-herë, aty këtu, si “tajfunë” të vegjël duke marrë me vete lloj-lloj mbeturinash, ambalazhe të ndryshme, kuti cigaresh, gjethe pemësh të vonuara, copa letrash, gazetash, sende që rrokulliseshin me tinguj e zhurma sipas llojit. Ato herë ndaleshin, herë lëviznin sipas ritmit e qejfit të erës së ftohtë fishkëlluese. I shikoja me indiferentizëm e bezdi, sepse pluhuri që ngrinte era po më futej në sy. Pa pritur, era ndali diçka aty afër meje. Ndjeva tronditje....