Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
Bardhyl Londo: Mesnatë në Korçë
Poezi nga Bardhyl Londo E dua këtë qytet. Dhe ai më do herë pas here.Kur jemi larg krahët tundim drejt njëri-tjetrit si mullinj ere. Kur jemi pranë qeshim, heshtim, qajmë,Malli mbi katedralen e qytetit tingëllon kambanë. Tani kalldrëmeve eci i vetëm në mesnatë,pa një kitarë malli, pa një mall serenate. Pa shokë, pa miq shpërndarë nëpër botë për jetëme një hënë të huaj që nuk di ç’ndriçon as vetë. Hapuni porta, u bërtas, s’më njihni? Jam miku juaj.Është vonë, thonë ato, ç’kërkon kaq vonë o i huaj? Mbi kalldrëmet e ashpër si me gurë strrallinuk shkel këmba ime por ngadalë zvarritet malli. S’ka një tavernë hapur, një pijetore zhurmëshume,i verbër si Homeri ngjan qyteti, do verbohem edhe unë. Të desha, i bërtas dhe ti më...