Ka njerëz që japin pak nga e shumta që kanë, por edhe këtë e japin për hir të famës. Kjo dëshirë e tyre e fshehtë për famë ia humb vlerën bamirësisë së tyre.Ka të tjerë që kanë pak, por e japin të gjithën.Ka njerëz të cilët besojnë tek jeta dhe bujaria e jetës. Magazinat e këtyre njerëzve nuk boshatisen kurrë.Ka njerëz që japin me gëzim dhe me gëzim shpërblehen.Ka njerëz që japin me dhimbje dhe me dhimbje pagëzohen.Ka edhe prej tyre që japin dhe nuk e njohin dhimbjen nga ajo që japin, nuk duan asgjë kundrejt asaj që japin dhe as që duan të flitet për virtytet e tyre. Këta u përngjajnë borzilokëve të cilët mbushin me aromë fushat e lëndinat. Nëpërmjet duarve të këtyre njerëzve flet vetë Zoti dhe nëpërmjet syve të tyre i buzëqesh tokës.Është bukur kur i jep atij që ka nevojë dhe ta kërkon. Por më bukur është kur ia jep nevojtarit edhe pa ta kërkuar, sepse ia di nevojën.Kush jep me duar e zemër, i mbushet zemra me gëzim e hare më shumë sesa personi që përfiton.
Gibran Khalil Gibran, shkrimtar libanezPerktheu: Elmaz Fida
ObserverKult
Shën Tereza
Lexo edhe:
NËNË TEREZA: T’U NDIHMOJMË TË URITURVE, VARFANJAKËVE, VËLLEZËRVE TANË!
Poezi nga Nënë Tereza
Kur kam uri,Më jep ndokënd që ka nevojë për ushqim;
kur kam etjemë jep ndokënd që ka nevojë të pijë diçka;
kur kam të ftohtë,më jep ndokënd për ta ngrohur;
kur kam ndonjë hidhërim,ofroma ndokënd për ta këshilluar;
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU:
ObserverKult

Leave a Reply