Alda Merini
Poezi nga Alda Merini
Kam nevojë për heshtjesi edhe ti që lexon me mendime jo me zë t’lartë,vetë tingulli i zërit tënddo t’ishte tash zhurmë e jo fjalë,por veç zhurmë e bezdisshmeqë m’çon larg nga të menduarit.
Kam nevojë për heshtje,dal dhe n’rrugë has po ata njerëzqë njohin zhdërvjelltësinë time gjuhësoree t’hutuar prej përshëndetjes time t’rrëmbyer,ndofta mendojnë se kam ngut.
Përkundrazi, kam veçse nevojë për heshtjeshumë kam folur, tepër,ka ardhur koha mos me bëzajtë,me mbledh mendimett’hareshme, të trishta, t’ëmbla, zeher,ka shumë të këtillë brenda sekujt prej nesh.
Miqtë e vërtetë, janë të paktë, veç një?dijnë me ndigjue edhe heshtjen,dijnë me pritë, me kuptue.Kush prej meje fjalë ka dëgjuar shumëdhe nuk dëshiron maka nevojë, si edhe unë, për heshtje.
Përktheu: Klodeta Dibra
ObserverKult
——————–
Lexo edhe:
ALDA MERINI: DUHET TA PUTHËSH, PA I LËNË KOHË TË MENDOHET…
Ka gra,por ka gra e gra…E këto të fundit mos provo t’i kuptosh, do të ishte një luftë e humbur që në nisje.Duhet t’i marrësh dhe kaq.Duhet t’i marrësh dhe t’i puthësh, pa u lënë kohë të mendohen.
Poezinë e plotë mund ta lexoni KËTU
ObserverKult

Leave a Reply