Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Konferenca ndërkombëtare Walk21, Rama: Duam të shtojmë më shumë pemë edhe gjelbërim në qytet
Kryeministri Edi Rama mori pjesë sot në edicionin e 25-të të konferencës ndërkombëtare Walk21, e cila mblodhi ekspertë nga gjithë bota për të ndarë përvoja dhe ide mbi mënyrat më të mira për të zhvilluar dhe zbatuar politika që e bëjnë ecjen zgjedhjen e përditshme të jetës urbane. Gjatë fjalës së tij Rama tha se me ligjin e ri, Tirana po merr mbrapsht hapësirat publike të zaptuara. Kryeministri shtoi se do të shtohen edhe më shumë pemë e gjelbërim në qytete, për të cilat tha se ka një rregullore të re. Rama: Sot kemi sfidë të madhe se ajo çfarë morëm si rezultat i pak a shumë 50 viteve jetese në atë hapësirë të madhe ku ecja ishte mënyra e parë më e besueshme për...