Drama “Gjysmë-jeta e Marie Curie” u shfaq në “Skupi International Theatre Festival 2025”. Teatri Metropol u prezantua me këtë vepër prekëse, që hedh dritë mbi periudhën e vështirë të jetës së shkencëtares së jashtëzakonshme Marie Curie, pas zbulimit të radiumit dhe poloniumit dhe pas humbjes tragjike të bashkëshortit të saj, Pierre Curie. Shfaqja me në rol aktorët Yllka Mujo dhe Armela Demaj tregon përballjen e saj me sfida profesionale dhe personale, në një botë ku arritjet e grave shpesh minimizohen dhe paragjykohen. Drama që është shfaqur edhe më parë në skenën teatrit Metropol në Tiranë eksploron edhe skandalin publik me të cilin u përball Curie, duke vënë në qendër vendosmërinë e saj për të ruajtur integritetin dhe dinjitetin, si shkencëtare dhe si grua.
“Një element i veçantë është miqësia mes saj dhe shkencëtares amerikane Hertha Ayrton, e cila shfaqet si një dritë shprese dhe mbështetjeje, duke nxjerrë në pah forcën, rikuperimin dhe rëndësinë e solidaritetit njerëzor në kohë të vështira. Kjo shfaqje nuk është vetëm një portret i jetës së Marie Curie, por edhe një reflektim i fuqishëm mbi guximin, miqësinë dhe rezistencën e grave që hapin rrugë të reja në histori”, thuhet në materialin e teatrit për shfaqjen. Drama “Gjysmë-jeta e Marie Curie” nga Lauren Gunderson me regji nga Armela Demaj u shfaq premierë në mars 2024 në teatrin Metropol në Tiranë. Marie Curie lindi më 7 nëntor 1867 në Varshavë, Poloni dhe vdiq më 4 korrik 1934, nga anemia aplastike, e shkaktuar nga ekspozimi i gjatë ndaj rrezatimit.
Teatri Metropol më shfaqjen teatrore mbi jetën e shkencëtares Marie Curie në “Skupi International Theatre Festival”
