Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Zgjedhjet në Turqi kthehen në një katastrofë për Erdoganin, humbet në çdo drejtim, ja çfarë thotë sondazhi
Një sondazh i ri ka zbuluar një rezultat të papritur për presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan, duke treguar një nivel të lartë të pakënaqësisë shoqërore në Turqi. Sipas sondazhit të realizuar nga kompania Gundemar në 60 provinca të Turqisë, Erdogan humbet në të gjitha skenarët përballë kundërshtarëve të tij kryesorë, me dallime që arrijnë deri në 16 pikë. Në detaje, Erdogan humbet me 11 pikë ndaj Ekrem Imamoglu, 16 pikë ndaj Mansur Yavas dhe 5 pikë ndaj Ozgur Ozel. Po ashtu, partia CHP, që është partia e opozitës kryesore, udhëhoq përballë partisë AKP të presidentit Erdogan. Në pyetjen “Nëse do të mbaheshin zgjedhje këtë të diel, për cilën parti do të votonit?”, rezultatet janë si më poshtë: -CHP: 35,83% -AKP: 30,95% -DEM: 8,34% -MHP: 6,39%...