Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
A do të regjistrohet PD në zgjedhjet e pjesshme të 9 Nëntorit? Ja si përgjigjet Berisha
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli sot në një konferencë për mediat nga ku foli ndër të tjera edhe për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki që do të mbahen në 9 Nëntor. I pyetur nëse PD do të regjistrohet në këto zgjedhje, Berisha tha se PD do të zbatojë me rigorozitet ligjin dhe kodin elektoral. Pyetje: A do të regjistrohet PD në zgjedhjet e pjesshme Berisha: PD do zbatojë ligjin elektoral dhe kodin elektoral. Pa diskutim, por modalitetet janë çështje e ekspertëve të kodit zgjedhor.