Burimi:
Observerkult.com

Foto © Observerkult.com
E kujtojmë Liliana Çavollin/ Dëgjoni 5 këngë të paharruara të saj (Video)
Liliana Çavolli u lind në Prizren më 5 maj të vitit 1942. Ishte fëmijë kur familja e saj u shpërngul në Shkup aty ku qëndroi disa vjet. Po në Shkup Liliana pati paraqitjen e parë në radio pa e ditur se ky ishte hapi i saj i parë në karrierë. Nëna e saj ishte këngëtare dhe në gjurmet e saj eci dhe Liliana ku filloi të hedh shtat si vajzë por edhe si këngëtare. Njëkohësisht ndoqi mësimet në shkollë të mesme të muzikës dhe u anëtarësua në SH.K.A. “Agimi”. Talenti, zëri dhe puna në Prizren bënë që ajo të shquhet shpejt si emër premtues. Këto karakteristika e bënë ardhjen më të lehtë të saj në Radio Prishtinë. Këtu fillon një kapitull tjetër shumë i rëndësishëm...