“Shtëpinë e axhës nuk e gëzon askush”/ Rakip Kurti dhe i biri u plagosën në Gjykatë, ja paralajmërimi i nipit të tij

“Shtëpinë e axhës nuk e gëzon askush”/ Rakip Kurti dhe i biri u plagosën në Gjykatë, ja paralajmërimi i nipit të tij

Babë e bir, Rakip dhe Ervis Kurtaj, të cilët mbetën të plagosur nga të shtënat me armë dje në Gjykatën e Apelit kanë dalë sot nga spitali, pasi janë jashtë rrezikut për jetën. Shkëlqim Kurtaj, nipi i Rakip Kurtaj ka folur për mediat duke deklaruar se prona është e xhaxhait të tij dhe askush tjetër nuk do e gëzojë. “Shtëpia është e axhës, nuk e gëzon askush”-, u shpreh ai sipas gazetares Alma Demiraj. Nga të shtënat mbeti i plagosur edhe djali i Rakip Kurtaj. Djali ka marrë një plumb në krah, i cili ka hyrë dhe dalë pa shkaktuar dëmtime të rënda, ndërsa i ati ka pësuar djegie sipërfaqësore nga goditja, por nuk është qëlluar drejtpërdrejt me armë.