Ky ishte restoranti më “i çuditshëm” në botë- gjendej në Tiranën komuniste

Ky ishte restoranti më “i çuditshëm” në botë- gjendej në Tiranën komuniste

Kisha e Etërve Jezuitë të Tiranës filloi të ndërtohej në vitin 1938 dhe u përurua në mesnatën e 24 dhjetorit 1939, përgjatë festës së Krishtlindjeve. Ajo është kishë jezuite e stilit roman. Historiani Hasan Bello shkruan: “Një dhuratë jashtëzakonisht të bukur katolikët e Tiranës e morën me rastin e Krishtlindjeve të vitit 1939. Kjo dhuratë ishte kisha e Zemrës së Krishtit në bulevardin “Mussolini” (sot Rruga e Kavajës), arkitekt i së cilës ishte prof. Giovanni Santi. Altari i kishës ishte dhuratë e Atit të Shenjtë, dritaret iu dhuruan jezuitëve nga kontesha Maja Jacomoni di San Savino, bashkëshortja e Mëkëmbësit, ndërsa ikonostasin për altarin e ritit ortodoks e dhuroi avokati Terenc Toçi”. Por më 1967 në Shqipëri frynin erërat rrënuese të ateizmit. Për një farë kohe...