Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Komisionet parlamentare nisin me një minutë heshtje/ Vrasja e gjyqtarit Astrit Kalaja: Akt barbar, ndëshkim shembullor
Kanë nisur me një minutë heshtje mbledhjet e komisioneve parlamentare, në nderim të gjyqtarit Astrit Kalaja që humbi jetën ditën e djeshme pas një sulmi në sallën e gjyqit ku ishte në krye të detyrës në Gjykatën e Apelit në Tiranë. Ulsi Manja e ka konsideruar vrasjen një akt barbar ndërsa ka kërkuar ndëshkim shembullor të autorëve. “Dora e krimit u ngrit mbi togat e zeza duke i marrë jetën gjyqtarit në krye të detyrës, akt i rëndë kriminal dhe akt barbar dhe meriton ndëshkimin shembullor të autorëve. Vrasja e një gjyqtari në krye të detyrës në një ambient ku presupozohet që është vendimi më i sigurt për të ushtruar detyrën, kambanë alarmi për sigurinë e punonjësve të drejtësisë. Shumë nga ne e kemi njohur...