Del kandidatura e parë e pavarur në Vlorë, Dionis Sota kërkon mbështetjen opozitare

Del kandidatura e parë e pavarur në Vlorë, Dionis Sota kërkon mbështetjen opozitare

Del kandidatura e parë e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie. Bëhet fjalë për Dionis Sotan, turoperator dhe njëkohësisht kryetar i shoqatës turistike Arta. Ai ka shpallur kandidaturën si kandidat të pavarur për bashkinë e këtij qyteti përmes një postimi në Facebook, ku ka renditur edhe pikat kryesore të programit të tij për Vlorën nga transparenca në buxhet tek infrastruktura për lagjet problematike, Start-up për Rininë, Lagje të Reja Sociale dhe plazhe me standarde europiane. Ai u ka bërë thirrje partive opozitare dhe jo vetëm, të bashkohen për të mbështetur kandidaturën e tij. Postimi i plotë në Facebook Thirrje zemre për Vlorën Tonë të Dashur!Të dashur miq dhe shokë,bashkëudhetarë, banorë të Vlorës, Orikumit, Qendrës Vlorë, Novoselës dhe Shushicës!Unë, Dionis Sota, lindur në 1980, bir i...