Sali Berisha: Rusmalin e kam shkarkuar si ministër për korrupsion! Edi Rama është mashtrues ordiner

Sali Berisha: Rusmalin e kam shkarkuar si ministër për korrupsion! Edi Rama është mashtrues ordiner

Kryetari i PD, Sali Berisha nuk ngurroi të sqaronte edhe njëherë shkarkimin nga detyra të Ilir Rusmalit si Ministër i Drejtësisë, në kohën kur drejtonte qeverinë. Duke folur në konferencën me gazetarët dje, Berisha tha se Edi Rama është një mashtrues ordiner, që përmes një akti të pashembullt, shkelmoi Kushtetutën dhe ligjet, vetëm për të varrosur politikisht Erion Veliajn. Por si kryetar organizate kriminale që nuk përfill ligj dhe as Kushtetutë, Berisha tha se Rama u përpoq t’ia atribuonte këtë ish-bashkëpunëtorit të tij, Ilir Rusmali, për të cilin tha se e ka shkarkuar për korrupsion, pasi tentoi të favorizonte të vëllanë në tender. “Kurse ai tjetri citon një ish-bashkëpunëtor timin, dhe unë ua them ju këtu, Edi Rama është një mashtrues ordiner, vulgar. Ilir Rusmali...