Floriana Garo: Pa gratë, Shqipëria s’mund të ndërtojë të ardhmen europiane

Floriana Garo: Pa gratë, Shqipëria s’mund të ndërtojë të ardhmen europiane

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Floriana Garo, ka theksuar rëndësinë jetike të rolit të grave në procesin e integrimit europian, duke deklaruar se “Shqipëria nuk ndërtohet pa gratë”. Në një takim me përfaqësuese të fondacionit suedez Jarl Hjalmarson, Garo theksoi se fuqizimi i gruas është një domosdoshmëri kombëtare dhe themel i demokracisë moderne. Ajo kërkoi përfshirje të grave në grupet negociuese me BE-në, në drejtësi, inovacion dhe media, si aktore të vërteta të ndryshimit. Sipas saj, vetëm me gra në qendër të vendimmarrjes, Shqipëria mund të ndërtojë një të ardhme të denjë dhe europiane. “Gratë dhe Integrimi Europian- Nga Spektatore në Aktore. Të nderuara zonja demokrate, te dashura kolege dhe mike të Partisë Demokratike nga fondacioni Jarl Hjalmarson, Sot jemi mbledhur jo vetëm për të folur...