Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Hyn në fuqi SEPA, ja sa do të kushtojë tani një transfertë bankare nga Shqipëria në BE
Nis sot zbatimi i SEPA-s, zona e vetme e pagesave në euro. Tashmë komisionet për transfertat elektronike nuk do të jenë më të larta se 25 euro, duke shënuar një ulje me gati 10 herë. Nga Shqipëria drejt gjithë Evropës, e deri në Guajanën franceze në Amerikë Latine, territoret në varësi të Kurorës Britanike, ishujt Azore të Portugalisë e deri në ishujt Kanarie të Spanjës, janë 40 shtete drejt të cilave transfertat bankare do të kenë një kosto disa herë më të ulët, menjëherë pas implementimit të SEPA-s. Hapi i parë që duhet të plotësojnë bizneset dhe qytetarët që të përfitojnë nga komisionet e ulta dhe shpejtësia e transfertës, është hapja e një llogarie bankare edhe në euro. Banka e Shqipërisë këshillon se një masë e...