Burimi:
Monitor.al

Foto © Monitor.al
Nisin operacionet në SEPA: Për të transferuar 100 mijë euro do të paguhet komision 10 euro
Duke filluar nga data e sotme, 7 tetor, bankat shqiptare do të fillojnë ofrimin e transfertave në Zonën e Vetme të Pagesave në Euro (SEPA). Mundësimi i transfertave në SEPA pritet të sjellë një ulje të ndjeshme të komisioneve të transfertave ndërkombëtare për publikun shqiptar.Sipas rregullores së miratuar nga Banka e Shqipërisë në muajin shtator, nivelet maksimale të parashikuara për komisionet e transfertave të brendshme do të jenë të vlefshme edhe për transfertat ndërkombëtare nëpërmjet SEPA.Rregullorja “Mbi tarifat e pagesave ndërkufitare në zonën SEPA dhe kushtet e transparencës” parashikon që tarifat e aplikuara nga Operatorët e Shërbimeve të Pagesave (banka ose institucione financiare jobanka të pagesave dhe parasë elektronike) për pagesat SEPA dalëse nuk mund të tejkalojnë kufijtë e përcaktuar nga Banka e Shqipërisë për...