Burimi:
Argjiroja.net

Foto © Argjiroja.net
Shpalli kandidaturën për Tiranën, reagon Florjan Binaj: Unë nuk jam politikan!
Florjan Binaj ka bërë një lëvizje surprizë në skenën publike, duke njoftuar zyrtarisht kandidimin e tij si kandidat i pavarur për Tiranën, me mbështetjen e Partisë Demokratike. Përmes një postimi në rrjete sociale, Binaj ka falënderuar qytetarët për përkrahjen, duke theksuar se kjo garë për të nuk është shaka, por një akt serioz qytetar. “Falënderim për mbështetjen e jashtëzakonshme. Këtë herë nuk është fjala për humor, por për të luftuar të keqen me votë,” shkruan ai. Në mesazhin e tij, Binaj nënvizon se nuk e sheh veten si politikan, por si një qytetar që nuk mund të rrijë më në heshtje përballë padrejtësive. Ai shpreh shqetësimin për gjendjen aktuale të vendit dhe fton të gjithë ata që ndihen të zhgënjyer nga politika të bashkohen në...