“Që pesë vjeç autori u rrit me idenë se i takonte prona!”/ Sokol Bregu: Gjyqtari Kalaja, ndër më të pastërit!

“Që pesë vjeç autori u rrit me idenë se i takonte prona!”/ Sokol Bregu: Gjyqtari Kalaja, ndër më të pastërit!

Gazetari Sokol Bregu, ka folur për ngjarjen e rëndë, ku u vra gjyqtari Astrit Kalaja. Bregu tha se autori i krimit, Elvis Shkambi, ishte rritur që në moshën pesë vjeçare, kur nisën proceset gjyqësore për pronën, me idenë se kjo ishte pronë e familjes dhe duhet ta merrnin. “Autori ka qenë i ndikuar nga familja, ishte 5 vjeç kur ka nisur procesi. Pra është rritur me këtë ide që pronën time nuk ma japin. Godina kishte 31 familja, që u strehuan në 1993, pasi ishin të pastrehë.I gjithë konflikti është krijuar nga vetë Bashkia e Shkodrës. Pra që pesë vjeç ka patur këtë ndikim. Këto raste janë shpeshtuar në Shqipëri. Kemi rastin në Divjakë, emigrant 6 vjet pa u kthyer, i ati kishte problem pronësie,...