“O babai i kombit, zbrit nga tribuna e Bernabeut”, Hoxha shpërthen ndaj Ramës: Mos mbulohet dielli me shoshë, sot..

“O babai i kombit, zbrit nga tribuna e Bernabeut”, Hoxha shpërthen ndaj Ramës: Mos mbulohet dielli me shoshë, sot..

Gazetari Artan Hoxha e përshkroi sot ngjarjen e vrasjes së gjyqtarit në Gjykatën e Apelit si një moment pa precedent në 113 vjet historinë e shtetit shqiptar, dhe e lidh ngjarjen drejtpërdrejt me dështimin e institucioneve. Hoxha thekson se ekzekutimi i një gjyqtari “në sallën e gjyqit” thyente çdo rekord kombëtar dhe rrëzoi “aureolën mbrojtëse” që mban shtetin në këmbë, duke e bërë ngjarjen më shumë se një krim të izoluar. Në reagimin e tij, Hoxha kritikon ashpër mënyrën se si qeveria dhe institucioni i drejtësisë kanë menaxhuar sigurinë dhe komunikimin publik. Ai vë në dukje reagimin e kryeministrit, i cili sipas tij u shfaq duke kërkuar ashpërsim ligji për armët pa leje dhe duke fajësuar sistemin e drejtësisë për tolerancë ndaj bartësve të paligjshëm...