Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Von der Leyen i bën thirrje Parlamentit Europian për unitet: Kundërshtarët tanë po përpiqen të na përçajnë
Presidentja e Komisionit Europian Ursula von der Leyen ka bërë thirrje për unitet, duke paralajmëruar se kundërshtarët e BE-së janë “të gatshëm të shfrytëzojnë dhe të nxisin përçarjet”. Duke iu drejtuar seancës plenare të Parlamentit Europian në Strasburg, Ursula von der Leyen riafirmoi angazhimin e saj për të punuar me të gjithë “për të ruajtur unitetin”. Presidentja e Komisionit vuri në dukje se “qëllimi i këtij uniteti nuk është domosdoshmërisht të biem dakord për çdo detaj”, por të ruajmë “pamjen e përgjithshme” dhe “të bashkohemi rreth asaj që kemi të përbashkët për t’u ofruar europianëve në këtë botë të rrezikshme”. Ajo vazhdoi duke thënë se “kundërshtarët tanë jo vetëm që janë të gatshëm të shfrytëzojnë çdo përçarje, por edhe t’i nxisin ato”. Von der Leyen vijoi: “Mesazhi më...