Detektori i metaleve nuk funksiononte prej ditësh, gazetari tregon dinamikën e vrasjes së gjyqtarit

Detektori i metaleve nuk funksiononte prej ditësh, gazetari tregon dinamikën e vrasjes së gjyqtarit

Gazetari Igli Çelmeta ka zbardhur në A2 CNN të gjithë dinamikën e ngjarjes së rëndë në gjykatën e Apelit, ku humbi jetën në krye të detyrës gjyqtari Astrit Kalaja.  Çelmeta tregon se pasi ka hyrë i armatosur, përmes një detektori metalesh që nuk funksiononte në hyrje të gjykatës, autori Elvis Shkëmbi ka ndjekur seancën gjyqësore deri në fund.  Teksa gjithçka po mbyllej pa tensione, në momentin e dhënies së vendimit ai ka nxjerrë armën duke qëlluar me tre plumba gjyqtarin Kalaja dhe më pas babë e bir që ishin palë në proces.  Elvisi më pas ka dorëzuar armën e krimit dhe ka qëndruar në oborr të gjykatës ku u arrestua nga policia pa bërë rezistencë.  “Nga dëshmia e dhënë nga roja është se detektori i metaleve nuk ka punuar jo vetëm sot...