Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
OBSH: Një në pesë të rritur ende i varur nga duhani
Bota po pi më pak duhan, por epidemia e duhanit është larg përfundimit, deklaroi Organizata Botërore të Shëndetësisë (OBSH), duke u bazuar në një raport që tregon se një në pesë të rritur mbeten të varur nga duhani. Raporti zbuloi se përdorimi i duhanit ka rënë nga 1,38 miliardë njerëz në vitin 2000 në 1,2 miliardë në vitin 2024. Që nga viti 2010, 120 milionë njerëz e kanë lënë duhanin, një rënie relative prej 27 për qind, megjithatë miliona njerëz vazhdojnë të vdesin çdo vit nga sëmundjet e parandalueshme që lidhen me duhanin. “Miliona njerëz po ndalojnë ose nuk po fillojnë përdorimin e duhanit falë përpjekjeve të kontrollit të duhanit nga vendet anembanë botës”, tha Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i OBSH-së. “Në përgjigje...