Çmendet qeveria/ Taksë e re 300 milionë euro mbi naftën për rezervën e sigurisë

Çmendet qeveria/ Taksë e re 300 milionë euro mbi naftën për rezervën e sigurisë

KapitaliQytetarët shqiptarë do të paguajnë rreth 300 milionë euro taksa shtesë mbi naftën, për të financuar krijimin e rezervës së sigurisë së karburanteve. Qeveria ka rikthyer projektligjin kontrovers për krijimin e rezervës së sigurisë për naftën bruto dhe nënproduktet e saj, të cilin pati tentuar ta miratonte fillimisht në vitin 2018, por më pas e tërhoqi pas kundërshtive publike dhe kostove marramendëse. Drafti i rezerves se karburanteve Drafti i publikuar në portalin e konsultimeve publike detyron mbajtjen e një rezerve kombëtare për karburantet të barabartë me 3 muaj importe ose 2 muaj konsum, cilado prej shifrave është më e madhe. Sipas tabelave të publikuara në relacionin bashkëngjitur ligjit, për vitin 2025 rezerva e detyrueshme e karburanteve do të jetë 240 mijë tonë, e cila në...