EMRAT/ Gjyqtari mori plumb në gjoks, të plagosur mbetën dhe babë e bir pas sulmit me armë në gjykatë

EMRAT/ Gjyqtari mori plumb në gjoks, të plagosur mbetën dhe babë e bir pas sulmit me armë në gjykatë

Një ngjarje tronditëse ndodhi këtë të hënë në Gjykatën eApelit, ku gjyqtari Astrit Kalaja mbeti i vrarë pasi u qëllua me armë brenda ambienteve të gjykatës, ndërsa u plagosën dy të tjerë. Burime për gazetarin e Vizion Plus, Esido Barkaj bëjnë me dije se autori i dyshuar Elvis Shkëmbi ka qëlluar me armë në drejtim të gjyqtarit Astrit Kalaja, ku plumbi e ka kapur në gjoks, dhe për pasojë ka humbur jetën.Lexo edhe :Related Posts Ndërkohë që nga plumbat kanë mbetur të plagosur edhe Rakip dhe Ervis Kurtaj (babë dhe bir), të cilët kanë marrë plagë të lehta. Rakip Kurtaj ka marrë plumba në kraharor dhe në këmbë, ndërsa djali në dorë. Aktualisht ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.