Vrasja e gjyqtarit, reagon Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit

Vrasja e gjyqtarit, reagon Berisha: Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas ekzekutimit të gjyqtarit të Gjykatës së Apelit Astrit Kalaja. “Duke i shprehur ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të gjyqtarit të ndjerë Kalaja, dënoj me forcën më të madhe aktin e shëmtuar dhe kriminal ndaj gjyqtarit në brendësi të institucionit , dëshmi e kontrollit të rendit nga krimi dhe pasigurisë së madhe që ekziston sot në vend. Kërkoj dënimin më të rreptë ligjor për ekzekutorin dhe porositësit e këtij krimi shumë të rëndë”, shkruan Berisha në Facebook. Gjyqtari Astrit Kalaja u vra brenda godinës së Gjykatës së Apelit. Autori është arrestuar dhe është identifikuar si Gjon Shkëmbi. Përveç gjyqtarit, mësohet se kanë mbetur të plagosur edhe dy persona të tjerë, babë e birë,...