Burimi:
ntv.al

Foto © ntv.al
Vrasja e gjyqtarit brenda sallës së gjyqit/ Ervin Salianji i ashpër: Ky moment tmerri nuk mund të kalojë pa përgjegjësi
Një ngjarje tronditëse ka ndodhur mesditën e sotme, ku brenda sallës së Gjykatës së Apelit në Tiranë, duke kryer detyrën, gjyqtari Astrit Kalaja u qëllua me armë zjarri nga Elvis Shkambi. Për këtë ngjarje ka reaguar menjëherë edhe ish-deputeti i PD, Ervin Salianji, i cili thekson se kjo ngjarje nuk mund të kalojë pa përgjegjësi dhe veprim të vendosur. “Sot, kur një magjistrat është vrarë brenda mureve të gjykatës, në ambientin që duhet të jetë me i sigurti në republikë, nuk kemi të bëjmë thjesht me një krim të rëndë. Kemi të bëjmë me shfaqjen publike të dobësisë së sistemeve që duhet të na mbrojnë nga dhuna: policia, protokollet e sigurisë dhe shpërndarja e përgjegjësisë brenda shtetit. Duke ngushëlluar familjarët e gjyqtarit dhe personave të...