Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
“Kemi pronësinë e ish-Shkollës së Rezervave”, çfarë thoshte babai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Kalaja
Ndryshim të dinamikës në lidhje me vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja në sallën e Gjykatës së Apelit. Mësohet se autori i ngjarjes nuk është Gjon Shkambi, por djali i tij, Elvis Shkambi. Babai i autorit, Gjon Shkambi, pak vite më parë në një reagim për mediat kishte deklaruar se është pronari i ish-shkollës së rezervave në Shkodër. Ai thotë se është pronari i godinave ku jetonin 31 familje dhe pronat i ka me dokumentacion të rregullt që i ka fituar përmes proceseve gjyqësore. Shkëmbi kërkonte nga policia dhe përmbarimi, lirimin e pronave të tij. Në vitin 1992, 31 familjet me vendim të bashkisë Shkodër u vendosën në godinën e ish-shkollës së rezervave të ndërtimit.