Vdekja e Brian Spahiut, Prokuroria e Tiranës jep masat e sigurisë për pesë personat e përfshirë

Vdekja e Brian Spahiut, Prokuroria e Tiranës jep masat e sigurisë për pesë personat e përfshirë

Pas dy vitesh hetime, Prokuroria e Tiranës ka dhënë masat e sigurisë për pesë persona, përfshirë mjekë, stomatologë dhe ekspertë mjekoligjorë, të akuzuar për “vrasje nga pakujdesia”, “mashtrim në bashkëpunim” dhe “shpërdorim detyre”. Sipas ekspertizës së kryer në Itali, shkeljet e protokolleve mjekësore gjatë trajtimit kanë pasur lidhje të drejtpërdrejtë me vdekjen e 3-vjeçarit, Brian Spahiu. Njoftimi i Prokurorisë: I mituri ndërroi jetë pas një ndërhyrje dentare, Prokuroria Tiranë jep masa sigurie për pesë persona për ‘Vrasje nga pakujdesia’, ‘Mashtrimi në bashkëpunim’ dhe ‘Shpërdorim detyre’ Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë, ka dhënë masa sigurie për pesë persona për veprat penale ‘Vrasja nga pakujdesia’, ‘Mashtrimi në bashkëpunim’ e ‘Shpërdorim detyre’ në kuadër të hetimeve mbi rastin e vdekjes së...