Burimi: 
								Javanews.al
								
							
                                    Foto © Javanews.al                                
                            Galaja e Festës së Mesvjeshtës
                            Sot është Festa e Mesvjeshtës e Kinës. Një gala e mrekullueshme e Grupit Mediatik të Kinës, që filloi në orën 20:00, u sjell njerëzve ndjenja kremtuese nëpërmjet një banketi kulturor kinez. Kënga “Hëna mbi vargmalet Emei” përshkruan peizazhet e bukura nën dritën e hënës. Kinezët besojnë se hëna e plotë është një simbol i ribashkimit, harmonisë dhe lumturisë. Prandaj, në ditën 15 të muajit të tetë sipas kalendarit bujqësor kinez, kur hëna është e plotë, kremtohet Festa e Mesvjeshtës me ribashkimin familjar. Aktivitetet e shumëllojshme organizohen edhe në mbarë vendin si festival i fenerëve, shfaqje fishekzjarrëve etj.